X
GO
en-USsq-ALsr-Latn-RS

NJIHUNI ME NE: INDUSTRIA E DRURIT NË KOSOVË

 

Industria e përpunimit të drurit në Kosovë tani ka një adresë të vetme në internet - këtë ueb portal. Këtu ju mund të mësoni më shumë për gamën e mobilieve, elementeve nga druri, elementet për dizajnin e enterierit, materialet ndërtimore që prodhohen aktualisht në Kosovë, rregullat dhe rregulloret e eksportit dhe importit, mjedisin e biznesit në përgjithësi, dhe ngjarjet e biznesit.

Baza e të dhënave të prodhuesve dhe dizajnerëve të enterierit ofrojn informacion të detajuar për produktet, zgjidhjet, proceset dhe kapacitetet e kompanive. Gjurmoni për të gjetur një partner biznesi ose furnizues të besueshëm në Kosovë. Shumica e kompanive kanë një prani online, ku ju mund të shikoni dizajnet, certifikatat e cilësisë dhe zgjidhjet që ofrojnë ata.

CILËSI E QËNDRUESHME & DIZAJNE TË PËRSHTATURA

 

Kompanitë e përpunimit të drurit në Kosovë kanë një përvojë të gjatë në punën që bëjnë, e keto kompani bëjnë dizajne që ëndrrat tuaja të bëhen realitet.

Nëse ju jeni klient privat që kërkon një dizajn të përshtatur të dhomës së gjumit apo një kompani e mëdha e gatshme të porosisë dizajnimin e 4 sallave ngrënieje duke përfshirë realizimin, ju do të gjeni se Kosova ka shumë për të ofruar: dizajnë cilësore, realizime të përpikta, dërgesa në kohë dhe mbi të gjitha pasionin. Një pasion që është bartur dhe kultivuar për breza, ide pas ideje, sukses pas suksesi..

Në qoftë se këto janë elementet që po i kërkoni, atëherë Kosova është vendi ku duhet të vini për të kërkuar mobiliet përkatëse apo partnerin tuaj të ri të biznesit. Industria vendore e përpunimit të drurit ka një gamë të gjerë të produkteve që me siguri do të plotësojnë kërkesat tuaja, pavarësisht sa kërkuese mund të jenë. Kuzhina, dhoma gjumi, dhoma ndenjeje, shkallë, dizajnë të jashtme, dhe ekspozimet komerciale janë vetëm disa nga produktet që industria e jonë ka për të ofruar.