X
GO
en-USsq-ALsr-Latn-RS

Latest


Kërkesë për Ofertë "Organizimi i Edicionit të Katërt të Garës Studentore në Dizajn"

Afati per Aplikim 16 Shtator /2019

Qëllimi i këtij konkursi është zgjerimi i vetëdijes lidhur me rëndësinë e garës në dizajn në sektorin e përpunimit të drurit duke i forcuar kapacitetet e dizajnimit dhe zhvillimin e tregut lokal BDSP që tashmë është i pranishëm në kuadër të universitetit dhe shkollave të specializuara.

Qëllimi i këtij konkursi është të vazhdohet me përmirësimin e komunikimit në mes të dizajnerëve dhe prodhuesve të produkteve të drurit, e veçmas të mobiljeve duke e prezantuar si një aktivitet kolektiv në mënyrë që të arrijë sukses për dizajnerët dhe NVM-të.

Përmes këtij aktiviteti financuar nga USAID EMPOWER Sektori Privat, SHPDK synon ta publikojë një ‘forum të politikave’, një takim në mes të biznesve (B2B), strategji dhe punëtori të marketingut, panair, konkurs për dizajn të produktit dhe t’i bashkojë njerëzit për t’iu treguar kapacitetet e Kosovës në sektorin e përpunimit të drurit dhe të avokojë për më shumë përmirësim të mjedisit afarist.

Shprehje e Interesit tuaj per Ekspozime per vitin 2019 - Janar/2020

Afati per Aplikim 18 Shkurt /2019

EKSPOZIMET 2019 dhe Janar 2020

 

Ekspozimet duan kohe per pregaditjen e firmave por edhe per ne si shoqate per hulumtimin dhe gjetjen e fondeve mbeshtetese,andaj fillojme tani me percaktimet dhe shprehjen e interesit nga ana juaj. 

Sipas interesimit tuaj dhe percaktimeve ne kemi bere nje draft plan te ekspozimeve per vitin 2019-2020

 

1.Ekspozimi ne panairin M.O.W 2019 ne Bad Salzuflen(Gjermani) I cili mbahet me 15-19 Shtator 2019

Panair I Mobilerise per me shume vizito faqen , www.mow.de

 

2.Ekspozimi ne panairin IMM COLOGNE ,ne Keln te Gjermanise , I cili mbahet me date 13-19 janar 2020.

Panair I Mobilerise per me shume vizito faqen , http://www.imm-cologne.com

 

3.Ekspozimi ne panairin SWISS BAU ne Basel, Zvicer, I cili mbahet ne datat 14-18 Janar 2020.

Panair I ndertimit dhe kuzhinave e mobiljeve te banjos, per me shume vizito faqen https://www.swissbau.ch

 

AFATI per te na informuar eshte 18 Shkurt 2019.

Cfare kerkojme ne si SHPDK ne kete rast:

1. Ne cilin panair mendoni te ekspozoni me qellim te eksportit

2.Cila eshte siperfaqja e preferuar nga ana juaj si ekspozues

Mesatarisht cmimi per Gjermani MOW dhe IMM COLOGNE eshte 250 eur/m2.Kurse ne Zvicer 300 eur/m2

SHPDK do te beje perpjekje ne mbeshtetjen sa me te madhe per te paguar siperfaqen ne keto panaire, pervoja jone deri tani ka qene mbi 50% te vleres se hapesires, te cilen e kemi mbluar nga donatoret USAID,GIZ,MTI etj

Prandaj, nese keni interes dhe strategji eksporti per te ekspozu produktet e juaja ne keto panaire, na informoni deri me date 18 Shkurt.

-----------------------------------------------------

Pasi ne te kemi listen e firmave te interesuara per keto ekspozime do te mbledhet grupi per te diskutu me shume detaje dhe pregaditjet konkrete per ekspozim. Pra, ne kete rast takohen dhe ftohen vetem firmat qe duan te ekspozojne dhe kane shprehe interesim ne baze te ketij emaili.

Idet e juaja per ndonje ekspozim shtese te preferuar jane te mireseardhura

Fituesit e Garës Studentore të Dizajnit

Pjesë e rëndësishme e Konventës së Tretë të Industrisë së Drurit e cila u mbajt me 5 dhjetor, 2018, ishte ekspozita me dizajne të studentëve dhe përzgjedhja e tre fituesve të kësaj gare

Third Edition of Kosovo Wood Industry Convention

We invite you to join us at the Third Edition of the Kosovo Wood Industry Convention, which will be held on December 5, 2018, at Emerald Hotel in Prishtina, starting from 09:30.

Filloi gara studentore për dizajn e cila organizohet në kuadër të Konventës së industrisë së Drurit.

Edicioni i tretë i garës studentore për dizajn i mirëpret studentët në fushën e arkitekturës, dizajnit të interierit, dizajnit të integruar dhe teknologjisë së drurit, të regjistruar në Kosovë që t’a ushtrojnë kreativitetin e tyre dhe të vijnë me një projekt ideor për mënyra të reja të përpunimit të drurit. Gara studentore për dizajn organizohet në kuadër të Konventës së industrisë së Drurit 2018.

SUPPORTED BY:

CONTACT

Str. Nëna Terezë, 20, building of Kosovo Chamber of Commerce
Pristina 10000
Republic of Kosovo
Mob: +377(0)44 122 697
info@kosovowood.org