X
GO
en-USsq-ALsr-Latn-RS

Histori e shkurtër

Historik i shkurtër i industrisë përpunuese të drurit në Kosovë

Me më shumë se 465.000 hektarë të sipërfaqes pyjore, 33.5 milion m3 të vëllimit në këmbë dhe traditë në prodhimin e dritareve dhe dyerve cilësore, përpunimi i drurit në Kosovë ka atë që nevojitet për të qenë sektor industrial dinamik dhe tërheqës.

Rreth 1.480 kompani private operojnë në këtë sektor, 400 prej të cilave janë regjistruar vetëm në mes të viteve 2010 dhe 2013. Prodhim i mobilieve dhe kuzhinave është aktiviteti më i madh dhe më i popullarizuar në mesin e anëtarëve të rinj. 40% tjetër i kompanive prodhojnë produkte zdrukthëtarie dhe elemente druri për ndërtues. Shumellojshmeria e inputeve ofron mundësi të shumta për investime në çdo pjesë të zinxhirit të tregut të përpunimit të drurit. Drunjtë gjethegjerë - si ahu dhe lisi - mbulojnë pothuajse të gjithë zonën e pyjeve në Kosovë dhe toka është e pasur me materie ushqyesve dhe ofron kushte të mira për rritjen e bimëve dhe drunjtëve natyral. Sasia vjetore e lejueshme e prerjes është pak nën 1 milion m3. Kosova është tregu kryesor i përpunimit të drurit, por një numër i kompanive tashmë kanë filluar të shesin në Shqipëri, Maqedoni dhe Mal të Zi.