X
GO
en-USsq-ALsr-Latn-RS

Misioni dhe Vizioni

Rreth Nesh

 

Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës (SHPDK) është themeluar në vitin 2004. SHPDK është organizatë jofitimprurëse për kompanitë në sektorin e përpunimit të drurit. Roli i SHPDK-së është të mbështesë këto kompani, dhe të avokoj në emër të tyre në nivelet legjislative dhe rregullatore.

 

SHPDK promovon interesat e kompanive të përpunimit të drurit në Kosovë. SHPDK mbështet këto kompani për të zgjeruar rrjetëzimin me bizneset vendore dhe ndërkombëtare, për të përmirësuar produktet dhe cilësinë, për të përmirësuar teknologjitë, dhe për të rritur produktivitetin, me fokus përfundimtar në rritjen e eksporteve.

 
 
 
 

VIZIONI

 

Vizioni i SHPDK-së është të mundësoj një mjedis të begatshëm për zhvillimin e sektorit të përpunimit të drurit. Ajo synon të arrijë këtë duke mobilizuar mbështetjen e aktorëve relevantë nga sektori privat dhe publik. Vizioni i SHPDK-së është të sigurojë rritje të ndjeshme të eksporteve dhe krijimin e vlerës konkurrues për produktet e prodhuara në Kosovë.

 

MISIONI

 

Misioni ynë është:

Promovimi i produkteve të drurit të prodhuara në Kosovës

 

Identifikimi i klientëve dhe partnerëve të biznesit të huaj potencial

 

Rritja e anëtarësisë dhe mbështetja e anëtarëve me pjesëmarrje në panaire ndërkombëtare, misione biznesi, takime dhe ngjarje B2B

 

Ofrimi i trajnimeve profesionale për fuqinë punëtore ekzistuese dhe të ardhme të industrisë

 

Ofrimi i udhëzimeve për prodhuesit e Kosovës dhe të ndihmohen ata për të qenë konkurrues në tregjet ndërkombëtare dhe vendore

 

Të ndihmohen kompanitë të ndjekin tendencat globale dhe moderne në sektorin e tyre

 

Ofrimi i mbështetjes së nevojshme që ato të ngritin veten si marka të mirënjohura.

 

MBËSHTETUR NGA:

KONTAKT

Rr. Nëna Terezë 20, objekti i Odës Ekonomike të Kosovës
Prishtinë 10000
Republika e Kosovës
Mob: +377(0)44 122 697
info@kosovowood.org