Fituesit e Garës Studentore të Dizajnit
18
Dec
2018
Pjesë e rëndësishme e Konventës së Tretë të Industrisë së Drurit e cila u mbajt me 5 dhjetor, 2018, ishte ekspozita me dizajne të studentëve dhe përzgjedhja e tre fituesve të kësaj gare. Qëllimi i kësaj gare ishte që të shtyej studentët për prezantimin e ideve të tyre dhe njëherësh që të njoftohen kompanitë e përpunimit të drurit në Kosovë me talentet e rinjë të dizajnit.
Erion Bilalli fitoi çmimin e parë për krijimin e “tavolinës çantë” të inspiruar nga jeta urbane. Elmedina Hyseni fitoi çmimin e dytë për krijimin e një minimbajtëse të librave të integruar në të një llambë ndriquese, ndërsa çmimin e tretë fitoi Dea Rama për punimin e një tavoline të kafes. Këtë vit kompania SiMac Kosova dha edhe një shpërblim për punimin e Besart Krasniqit duke premtuar edhe realizimin e këtij produkti. Të gjithë studentët që arritën të bëhen pjesë e ekspozitës, janë shpërblyer me çertifikata të pjesëmarrjes dhe punimet e tyre janë publikuar në katallogun e dizajneve të studentëve i cili është shpërndarë gjatë Konventës.
Në këtë garë tashmë tradicionale për Konventën e Industrisë së Drurit, garues ishin studentët nga fusha e arkitekturës, dizanit të interierit, dizajnit të integruar dhe teknologjisë të drurit nga universitetet dhe shkollat publike e private të Kosovës. Këtë vit lloji i objektit të drurit nuk ishte i përcaktuar dhe konceptet e kërkuara nga studentët kanë variuar prej dizajnit të orendive të ndryshme e deri tek objektet miniaturë. Punimet e skicave janë vlerësuar nga një juri profesionale në bazë të shkallës së realizueshmërisë, inovacionit dhe dizajnit.
Gara u organizua nga Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës (ShPDK) dhe EMPOWER Sektori Privat i USAID-it në partneritet me Sida, dhe u implementua nga MDA.
Më poshtë mund të shihni disa nga fotografitë nga punimet dhe nga ceremonia e ndarjes së shpërblimeve.